Lajmet e fundit

Ajaxi ishte shumë i fortë sonte për Beshiktashin, ku luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, Milot Rashica e Ernest Muçi.
Holandezët iu dhanë shkollë turqve duke i mposhtur bindshëm ata me rezultat 4:0.
Rashica luajti për 84 minuta derisa Muçi nuk u inkuadrua fare.
Në anën tjetër futbollisti tjetër shqiptar, Nedim Bajrami, ishte fantastik në fitoren e Glasgow Rangers kundër Malmos, me rezultat 0:2.
Bajrami ishte realizator i golit të parë, pas vetëm 55 sekondash.
Ai u shpall edhe "futbollist i ndeshjes".
Sipas Sofascore, lojtari i kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 8.8.
Sonte u luajtën nëntë ndeshje të tjera në Europa League.