Lajmet e fundit

Ajax zbret sonte në kryeqendrën e Azerbajxhanit, për t'u përballur me FK Qarabag në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Evropës.
Kompeticionin ku garon aktualisht, skuadra nga Amsterdami e ka fituar në vitin 1992, raporton Klankosova.tv.
Por gjiganti holandez është shpallur edhe plot katër herë kampion në turneun më prestigjioz evropian, UEFA Champions League.
Hera e fundit kur "deGodenzonen" ishin në piedestal të futbollit në kontinentin e vjetër, ishte viti 1995, kur gjenerata e artë e udhëhequr nga vëllezërit Frank dhe Roland De Boer, pastaj Frank Rijkaard, Clarence Seedorf, Edwin Van der Sar, Patric Kluivert, Marc Overmars, Edgar Davids e shumë të tjerë, e donimonin çdo kompeticion ku bënin gara, njofton Klankosova.tv.
Nga atëherë kjo skuadër nuk arriti të fitonte më në Evropë, gjë të cilën këtë edicion synojnë ta bëjnë.
Dueli ndërmjet Qarabag dhe Ajax, fillon në orën 18:45 dhe tranmetohet direkt në platformën Art Motion.