Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero, mund ta ketë luajtur lojën e fundit në karrierën e tij.
Një komunikatë e bërë nga Barcelona më 1 nëntor ka njoftuar se argjentinasi i është nënshtruar një procesi diagnostifikimi dhe terapie.
Mirëpo Catalunya Radio ka raportuar që ekziston një masë e madhe skepticizmi lidhur me shërimin e Agueros, dhe se ekziston frika që ai mund të mos shkelë në fushë më.
Aguero u largua nga ndeshja e Barcelonësm e Alavesin në La Liga javë më parë pas problemeve me frymëmarrje, e që ka ngjallur frikën se ai mund të ketë probleme serioze me zemër.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.