Lajmet e fundit

“Arsyet kryesore për këtë vendim bazohen në monitorimin tonë të RTK-së, i cili tregon se Transmetuesi Publik aktualisht është duke u përballur me presion politik, i cili shfaqet në forma të ndryshme: përmes ndërhyrjeve në përmbajtjen e lajmeve, përmes presionit ndaj gazetarëve, si dhe përmes presionit financiar me vonesa të pagave”, thuhet në reagim.Sipas tyre, në këto rrethana, Bordi i RTK-së nuk ka lirinë e nevojshme për të zhvilluar një proces të pavarur dhe profesional për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm.
“Në këto rrethana, ne jemi të bindur se Bordi i RTK-së nuk gëzon lirinë për të vepruar sipas bindjeve profesionale në përzgjedhjen e drejtorit të ardhshëm të Transmetuesit Publik”, thuhet më tej në deklaratë.Megjithatë, AGK, Lëvizja FOL, IKD dhe Flutura Kusari kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë ta monitorojnë punën e Bordit të RTK-së dhe zhvillimet që lidhen me procesin e përzgjedhjes, por pa dhënë vlerësim për të.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë mbledhjet e RTK-së, përfshirë edhe takimet për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm, por nuk do të ofrojmë vlerësim për këtë proces”, përfundon reagimi i përbashkët.