Situata e Jadon Sanchos tek Diajtë e Kuq ka filluar t'i revoltojë drejtuesit e Manchester United, të cilët janë të pakënaqur me agjentin e lojtarit, për mosavancimin e bisedimeve për një bashkim të lojtarit me Romën.
Kjo ka bërë që klubi të kërcënojë agjentin e lojtarit me aktivizimin e klauzolës për vazhdimin e kontratës deri më 2027, në mënyrë që Sancho të mos ikën si lojtar i lirë më 2026.
Duke llogaritur këtë dhe faktin që drejtori sportiv i Romës, Frederic Massara ka udhëtuar drejtë Anglisë, shumë shpejtë mund të shohim një kalim të sulmuesit Anglez në kryeqytetin Italian.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.