Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore njoftoi të enjten se po ul për 10,000 numrin e punonjësve me orar të plotë nëpër agjencitë shëndetësore, tha departamenti për CNN, transmeton klankosova.tv.
Kjo vjen pas 10,000 punonjësve që janë larguar vullnetarisht, duke zvogëluar fuqinë punëtore nga rreth 82,000 punonjës me orar të plotë në 62,000.
Gjithashtu, janë rreth 5200 punëtorë me orar të përgjysmuar, të cilët kanë qenë në pozicionet e tyre më pak se një apo dy vjet dhe janë pushuar nga puna muajin e kaluar. Shumica janë me leje të përkohshme administrative, pasi fati i tyre kalon nëpër gjykatat federale. Ata nuk janë përfshirë në njoftimin e fundit, tha zëdhënësi i HHS, Andrew Nixon. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.