Lajmet e fundit

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa) thotë në një postim në platformën X se të paktën 288 njerëz në strehimoret e saj në Gaza janë vrarë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.
Tutje thuhet se 271 palestinezë, përfshirë 69 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor.
Ky, thuhet tutje, shënon "vitin më vdekjeprurës për palestinezët e vrarë në Bregun Perëndimor" që kur OKB filloi regjistrimin e viktimave.