Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të martën në një takim kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqën.
Në këtë takim u diskutuan temat që ndërlidhen me projektet mjedisore, por edhe ato në fushën e planifikimit hapësinor, me theks të veçantë plani rregullativ për komunën e Ferizajt, ku kreu i këtij qyteti përkitazi më këtë çështje kërkoi ndihmën e MMPH-së.
Agani tha se ministria që ai drejton është e interesuar që njëherë e përgjithmonë të vë në binar çështjen e planifikimit hapësinor dhe për këtë gjë pohoi se janë në bashkëkoordinim të plotë me nivelin komunal.
Poashtu u bisedua edhe për mundësinë e funksionalizimit të bifurkacionit të lumit Nerodime, i cili do të ndikonte në rritjen e zhvillimit ekonomik të asaj pjese, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.