Aktori i njohur, Afrim Muçaj është shpërblyer me çmimin “Aktori më i mirë” në edicionin e 15-të të SEE Film Festival, i cili u mbajt në Paris.
Muçaj mori këtë vlerësim për rolin e tij kryesor në filmin “Everybody Calls Redjo”, që është një dramë sociale e ndërtuar rreth jetës së një të riu që lufton me paragjykimet, vetëpranimin dhe raportet familjare në një mjedis të ngarkuar emocionalisht.
Ndërsa, aktorja Shengyl Ismaili është nderuar me çmimin “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Okarina”, me regji nga Alban Zogjani, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.