Aeroporti i Glasgow ka shënuar numrin rekord të pasagjerëve në muajin shtator në 50 vitet e fundit.
934 mijë e 295 veta kanë udhëtuar duke kaluar nëpër dyert e këtij aeroporti, duke shënuar edhe një rritje prej 4.2%.
Trafiku i brendshëm por edhe ai ndërkombëtar është rritur nga 4.2 deri në 4.3, pasi edhe ngjarjet për të cilat njerëzit kanë shfaqur interesim janë shtuar. Shembull janë Davis Cup dhe pjesëmarrja në Champions League.
Amanda McMillan, drejtoreshë në Aeroportin e Glasgou në Skoci ka thënë se performanca e lartë e tyre ka vazhduar edhe në muajin shtator, që është muaji i katërt me radhë që në këtë aeroport kanë kaluar mbi 900 mijë pasagjerë.
“Jemi në prag që të arrijmë edhe rekordin për vitin më të suksesshëm.”
“Ky sukses mund t’i atribuohet fokusit tonë të përbashkët për t’i bërë jo vetëm më atraktive shërbimet tona, por edhe puna e fortë me kompanitë fluturuese:, ka thënë McMillan, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.