Aeroplani i nisur këtë pasdite nga Gjeneva për në Prishtinë ende nuk ka arritur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të motit në Kosovë.
Sipas FlightRadar24, shihet se avioni ka bërë disa rrotullime, por ende nuk ka arritur ta realizojë aterimin, raporton Klankosova.tv
Edhe nga Aeroporti kanë konfirmuar për Klankosova.tv, duke thënë se brenda 10 minutash pritet të realizohet zbritja në pistë. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.