Karrierës së aktores kosovare, Adriana Matoshi i është shtuar edhe një çmim tjetër.
Sipas një njoftimi, Matoshi është shpërblyer me çmimin Aktorja më e mirë në Festivalin e Francës ''See a Paris 2020'', përcjellë Klan Kosova.
Aktores kosovare, ky çmim iu nda për rolin e saj në filmin me regji të Ismet Sijarinës, ''Nëntori i Ftohtë''.
https://www.youtube.com/watch?v=ovTAixuw3S4
''Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me çmime!'', ka shkruar aktorja.
Ky është edicioni i 5-të i këtij festivali që shfaq filmat e shteteve si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.