Lajmet e fundit

Asisti 597[/caption]
Gjitha këto i analizojmë në mënyrë të detajuar me mysafirët e kësaj jave:
Valentin Spaqi, ish basketbollist dhe fitues i shumë trofeve me Bashkimin, Mabetexin e Sigal Prishtinën dhe Altin Sahitin, ish basketbollist dhe përfaqësues i Kosovës në 3x3
Për më tepër, me mysafir prekim edhe temat e nxehta :
Pse ka rënien të kualitetit të basketbollit që po e luan Përfaqësuesja e Kosovës?
Sa po ndikon puna në klube?
Sa ndikon politika e lojtarëve të huaj në Superligë?
Sa po punojnë lojtarët vendor?
Si po punohet me të rinj dhe kushtet për punë me ta?
Çka duhet të përmirësohet urgjentisht nëse dëshirojmë ta zhvillojmë basketbollin tonë?
[caption id="attachment_2442211" align="alignnone" width="1920"]
Valentin Spaqi, ish-basketbollist[/caption]
Këto dhe shumë më shumë me analiza pa dorëza me mysafirët në ASIST 597.
Natyrisht në pjesën e dytë vjen basketbolli femëror me përmbledhjen e Ligës Unike për femra dhe Superligën e Femrave ndërsa kthehet edhe blloku i dashur për gjithë ne , Shqiptarët në Botë. Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave.
[caption id="attachment_2442212" align="alignnone" width="1920"]
Altin Sahiti, ish-basketbollist[/caption]
Të gjitha këto dhe shumë më shumë në emisionin ASIST nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova.