Adnan Blaku, i njohur si “Sofija” ka folur për sulmin që pati ditën e djeshme nga tifozët e klubit të Vushtrrisë në "Weekend" në Klan Kosova.
Ai tha se mbeti i habitur dhe i befasuar, duke shtuar se nuk ka mbetur i hatruar.
Blaku shtoi se mbase ka bërë ndonjë reagim që ka rezultuar në sharje, pastaj në sulm.
“Në stadium ka nervozë momentale, ka sharje e fyerje, nuk është bibliotekë. Isha në stadium për ta përkrahur Llapin. Në Vushtrri kam shumë miq. Dhe nuk du me njollos atë bukuri që e kanë sjellë dje aty tifozat”, tha Blaku.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=svHNYN6NBDU
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.