Lajmet e fundit

Adhuruesit e tifozët e ekipit prishtinas , sot në orën 19:00 në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”, ndeshjen e saj të parë në Superligë ndaj Suharekës, hyrjen e kanë falas.
Kështu ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.
Po ashtu, FC Prishtina bën thirrje që sa më shumë tifozë të shkojnë ta përcjellin ndeshjen drejtpërsëdrejti, si përkrahje “për ekipin e zemrës”.
“Sot fillon sezoni i ri i Superligës, ndeshemi me debutuesin, FC Suhareka me fillim nga ora 19:00 dhe hyrja për të gjithë shikuesit është pa pagesë FC Prishtina dëshiron të Ju falënderojë për mbështetjen e pa kompromis ndaj klubit në çdo rrethanë në të kaluarën. Ne po rikthehemi në shtëpinë tonë, “Fadil Vokrri”. Duam që në numër sa më të madh, së bashku, të jemi në përkrahje të ekipit të zemrës Plisa: Ju mirëpresim t’a kallni ashtu siç dini vetëm Ju!”, thuhet në postim.