Presidenti i FFK-së Agim Ademi, e ka uruar Dritën për suksesin historik të arritur në UEFA Conference League, duke e siguruar fazën e playoff-it të fazës nokaut.
"Ky sukses nuk është i rastësishëm, por fryt i punës së palodhshme të stafit të trajnerëve, investimeve të drejtuesve të klubit dhe përkushtimit e karakterit të treguar në fushë nga ana e futbollistëve", deklaroi Ademi transmeton Klankosova.tv
Ademi tha se edhe pse përballja e fundit ndaj një rivali të fortë si Rayo Vallecano në Madrid nuk përfundoi me rezultat pozitiv, performanca e përgjithshme me 8 pikë të grumbulluara dëshmon pjekurinë e skuadrës sonë kampione në këtë nivel të garave evropiane.
"Ky sukses i Dritës e rrit pashmangshëm prestigjin e Superligës sonë dhe shërben si shembull dhe motivim për të gjitha klubet e tjera kosovare. Përgëzime të sinqerta futbollistëve, shtabit teknik dhe drejtuesve të klubit; Ju jeni ambasadorët më të mirë të kampionatit tonë dhe rritjes së pandalshme! Një urim i përzemërt shkon edhe për KF Shkëndija të Tetovës që po ashtu siguroi kualifikimin në “play-off”. Suksesi i secilit klub shqiptar në Evropë na gëzon dhe na jep ndjenja krenarie", tha Ademi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.