Këngëtarja angleze, Adele, e ka publikuar sot albumin e saj, “30”.
Adele bëri bujë sivjet pasi e realizoi albumin e saj me distancë pesëvjeçare prej albumit të saj të tretë, “25”.
Ylli i hitit “Easy On Me” kishte planifikuar që ta sillte këtë album vitin e kaluar, por nuk kishte mundur shkaku i telasheve që solli pandemia COVID-19 që po vazhdon edhe sot.
Albumi pritet të debutojë në vendin e parë në shumë shtete, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.
https://www.youtube.com/watch?v=X-yIEMduRXk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.