Lajmet e fundit

Spektakli, i organizuar nga Gecjan Fashion Group nën drejtimin e producentit Ilir Geci, u mbajt në Prishtinë nën prezencën e mbi 1000 shikuesve dhe mblodhi vajza shqiptare nga shumë vende të botës.
Fituesja, e cila përfaqësoi qytetin e Pejës, mahniti jurinë dhe publikun me bukurinë, elegancën dhe prezantimin e saj të shkëlqyer.
Ajo u vlerësua si ikona e bukurisë në Botën Shqiptare, nga jurija profesionale e përbërë nga:
Ilir Geci, organizator i spektaklit dhe producent i Gecjan fashion Group, Arian Idrizaj pronar i Kolegjit dhe Spitaleve ''Rezonanca'', Naime Jakupi nga Studio ''Naimja'', Damian Maciusezek producent i ''Angel Of the World'' nga Polonija, Melika Dora modele dhe bashkëpuntore e GfG Models në Turqi.
Përveç kurorës prestigjioze, me shqiponjën dy krenare te flakëruar në flori dhe të stolisur me gurë diamanti, ajo u shpërblye me bursën e dytë të studimit që në total arrin vlerën prej 5000€ dhe Kontratë bashkëpunimi trevjeçare me Gecjan Fashion Group, duke i hapur dyer për karrierën e saj të ardhshme.
Shoqërueset e Miss Shqiptarja në Botë 2024 u zgjodhën:
Shoqëruesja e katërt: Marigona Sallahaj
Shoqëruesja e tretë: Luiza Zeqiri
Shoqëruesja e dytë: Llaura Marovic
Shoqëruesja e parë: Kristina Kotorri
Te gjitha shoqërueset u shpërblyen me fustane në vlerë prej 2000€ në total, nga kreatorja, Kaltrina Ramadani
Në fund të këtij spektakli producenti, Ilir Geci dhe prezantuesja e cila shkëlqeu përgjatë gjithë mbrëmjes, Lorina Dula, falënderuan të gjithë të pranishmit duke e përmbyllur kështu këtë mbrëmje madhështore.
Ky spektakël unik vazhdon të promovojë bukurinë shqiptare duke u dëshmuar si eventi më madhështor i bukurisë në rajon.
