Në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali u zhvillua turneu i futbollit me moton “Futbolli na bashkon”.
Kjo ishte iniciativë e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, transmeton Klankosova.tv.
Turneu mblodhi së bashku tetë ekipe pjesëmarrëse, përfshirë ekipin nga Qeveria e Kosovës, atë të partive politike, të Ambasadave, të KFOR-i gjerman, dy ekipe nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe asaj në Tiranë, si dhe ekipin e veteranëve të FFK-së, ku këta të fundit triumfuan.
Lidhur me fitoren e Veterantëve të FFK-së, urime u përcolli kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e shikoi nga afër këtë turne.
“Me djemtë e LDK-së, në Turneun Ndërkombëtar të Futbollit, të organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë; në Kampin Nacional të FFK-së. Arritëm në gjysmëfinale. Urime Veteranëve të FFK-së, për fitoren e merituar në plotni”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.