Pas 26 xhirove të sezonit të rregullt dhe fazës së parë të gjysmëfinaleve tani ka ardhur koha për finalet e mëdha në ligën më të fortë të basketbollit në rajon - ABA Ligë.
18:30 ZVEZDA – BUDUQNOSTI ART SPORT 1
Dy skuadrat më të mira të fazës së rregullt dhe po ashtu dy skuadrat më të mira edhe të raundit të parë të playoffit, Zvezda dhe Buduqnosti, e nisin aventurën e finaleve me një duel interesant që luhet të dielën, me fillim nga ora 18:30, dhe vjen live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Zvezda sezonin e rregullt e mbylli në pozitën e parë me 23 fitore dhe 3 humbje, teksa Buduqnosti ishte menjëherë pas tyre me 22 fitore dhe 4 disfata.
Në gjysmëfinale Zvezda triumfoi në seri 2-1 kundër Igokeas, kurse Buduqnosti eleminoi herët dhe lehtësisht 2-0 në seri Mornarin.
Zvezda, 5-shja e mundshme startuese:
Lloyd, Walden, Davidovac, Dobriq, Nnoko
Buduqnosti, 5-shja e mundshme startuese:
Cobbs, Ivanovic, Eljm, Della Valle, Reed
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.