Kritikat për Qeverinë i kanë të mëdha.
Por, dy partitë më të mëdha opozitare pikat kundërshtuese ndaj ekzekutivit që drejtohet nga Isa Mustafa, i kanë të ndryshme.
Vetëvendosje është e fokusuar në parandalimin e krijimit të Asocicacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ndërsa në AAK, prioritet e kanë kundërshtimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Por, sipas Blerim Kuçit nga AAK ka edhe një arsye të fuqishme për këtë kundërshtim.
E në Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë e kanë të ndarë mendjen.
Sekretari Organizativ i këtij subjekti opozitar Dardan Molliqaj, tha se marrëveshja për Asociacion është më e dëmshme, andaj angazhohen më shumë në këtë çështje.
Megjithatë, pika që i bashkon opozitarët, është thirrja për protesta. Që të dyja këto subjekte kanë paralajmëruar demonstrata. Në përkrahje u ka dal edhe Nisma për Kosovën.
Kronikë nga Dibran Istrefi.
https://www.youtube.com/watch?v=1BPZq_cEZZ0&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.