Klubi i basketbollit AA Kerasan Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21 në Superligën U16 për vajza, pasi në ndeshjen e tretë finale të luajtur në kryeqytet ka triumfuar ndaj skuadrës prizrenase Junior 06.
Seria e kësaj përballje ishte shumë interesante, njofton Klan Kosova.
Fillimisht Junior 06 fitoi ne Prishtinë, kurse skuadra AA Kerasan Prishtina u revanshua në Prizren.
Ndeshja finale ku përcaktohej kampioni u zhvillua të premten dhe përfundoi me rezultat 63-57 në të mirë të vajzave nga klubi i kryeqytetit që udhëhiqen nga trajnerja Artina Hasani.
Basketbollistët më efikase ishin Olsa Tahiri me 25 pikë, teksa Etna Rexhepi realizoi 20 sosh . Nga pesë pikë për ekipin AA Kerasan Prishtina realizuan edhe Tia Tuhina, Dea Tahiraj dhe Eldina Asimi.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.