Trajneri i njohur nga Shqipëria, Mirel Joca, raportohet se do ta udhëheq FC Suharekën në vazhdim të kampionatit.
Tironsi u nda me Vëllaznimin e Gjakovës, me të cilët nënshkroi në janar të këtij viti, për ta drejtuar ekipin drejt objektivit, inkuadrimin në Superligë.
Megjithatë, duket se oferta nga suharekasit ka qenë e parefuzueshme, marrë parasysh faktin se klubi i ri udhëhiqet nga biznesmenë të suksesshëm, njofton Klankosova.tv.
Ky emërim te kjo skuadër, vjen në kohën e rezultateve dëshpëruese për ta, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit, kanë arkëtuar vetëm një pikë.
Josa e pason Qëndrim Kidën që dha dorëheqje ditë më parë. Ky i fundit e zuri vendin e Shpëtim Duros, derisa vetë Duro erdhi te Suhareka, duke e shkarkuar Arsim Thaqi.
Plot katër trajnerë ka ndërruar ky ekip vetëm për një vit.
Mirel Joca përndryshe e ka udhëhequr edhe Prishtinën, gjatë viteve 2017-2019, me të cilët ka dështuar të shpallet kampion, por e ka fituar një herë Kupën e Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq në Shqipëri, udhëhoqi Skënderbeun drejt triumfit në plot pesë kampionate, kurse Superiore e ka fituar edhe si timonjer i Tiranës
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.