Chelsea e ka dyfishuar epërsinë ndaj PSG-së në finale të Kupës së Botës për Klube.
Ishte sërish Cole Palmer ai që shënoi gol mjaft të bukur në minutën e 29-të, në stilin e ngjashëm siç e shënoi edhe golin e parë, njofton Klankosova.tv.
Kjo është ndeshja e parë që prej kur Parisi u shpall kampion Evrope që po gjendet në një situatë të tillë në ndeshje të mëdha.
Në finale të Ligës së Kampionëve, PSG-ja e mposhti Interin me rezultat 5-0, ndërsa në gjysmëfinale fituan ndaj Realit me rezultat 4-0.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.