Analisti Blerim Canaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke folur për mundësinë që Kosova të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Canaj tha se mënyra se si ka funksionuar qeveria në detyrë, sipas tij, ka prodhuar kriza të vazhdueshme, duke e bërë të mundshëm një skenar të ri zgjedhor.
“Unë po mendoj që ne do të shkojmë në tetor në zgjedhje për të shkuar prapë në dhjetor në zgjedhje”, deklaroi ai./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.