Ka mjaftuar një postim "i koduar" i vokalistit të Led Zeppelin, Robert Plant, në ueb-faqen e tij zyrtare që të fillojnë spekulimet se bendi legjendar Led Zeppelin do të riformohen më vonë gjatë këtij viti.
Herën e fundit, anëtarët e këtij bendi performuan së bashku në dhjetor të vitit 2007, kur luajtën në stadiumin O2 të Londrës si pjesë e koncertit në nderim të Ahmet Ertegun.
Gjithashtu, është bërë e ditur se bendi do ta festojë 50 vjetorin e vet vitin e ardhshëm ku pritet që Plant ta shënojë këtë datë me një performancë të veçantë, ose turne, më vonë gjatë këtij viti e gjatë vitit 2018 gjithashtu.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.