Ka prova që virusi COVID-19 mund të kalojë nga njerëzit në kafshë, madje ai është i aftë të infektojë disa lloje, duke filluar nga brejtësit e deri te gorillat.
Një shqetësim i ri është nëse SARS-CoV-2 mund të kalojë pa u vërejtur tek kafshët dhe të bëhet akoma më i dëmshëm dhe më shpejtë i përhapshëm.
Studiuesja e Universitetit të Kembrixhit, Sarah L Caddy tregon se ka shumë gjasa që një gjë e tillë të ndodhë.
“Njerëzit që nga fillimi i pandemisë kanë qenë në panik që koronavirusi mund të bartet edhe tek kafshët. Tani ka shumë prova që COVID-19 mund të kalojë nga njerëzit në kafshë. Kjo është e njohur si spillback. Virusi është i aftë të infektojë një sërë speciesh, nga lloj brejtësi deri te gorillat”, shtoi Caddy
Shumica dërrmuese e kafshëve nuk sëmuren aq rëndë nga një infeksion sa njerëzit, shkruan Weforum, transmeton Klankosova.
Por, tani po diskutohet një shqetësim i ri se a mundet COVID-19 të kalojë tek kafshët pa u vërejtur.
Për të kuptuar nëse ky është një rrezik, së pari duhet të dimë se sa infeksione ndodhin tek kafshët. Kjo pastaj do të ndihmojë në identifikimin e çdo varianti të mundshëm të fshehur të virusit.
Për këtë qëllim, infeksionet e COVID-19 te kafshët janë duke u studiuar gjerësisht në shumë vende të botës.
Shkencëtarët po hetojnë saktësisht se cilat specie janë të ndjeshme ndaj infeksionit si dhe sa i zakonshëm është virusi në lloje të ndryshme të kafshëve.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.