Ndeshje fantastike pritet të jetë ajo ndërmjet Los Angeles Clippers dhe Oklahoma City Thunder.
Këta të fundit me vetëm dy disfata e tetë fitore, udhëheqin renditjen tabelare në Konferencën Përendimore të kampionatit më të fortë basketbollistik në botë, NBA.
Mungesa e asit të skuadrës nga Kalifornia, Kawhi Leonard, si shkak i lëndimit, vazhdon të jetë "hendikep" i madh për këtë ekip, por përkundër kësaj, LA Clippers po gëzojnë formë të mirë, meqenëse nga gjashtë triumfet e këtij edicioni, katër prej tyre i kanë radhazi në ndeshjet e fundit, raporton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, pas një serie fantastike prej shtatë fitoreve radhazi, Thunder ka humbur dy prej tri përballjeve të fundit, por megjithatë vazhdojnë të kryesojnë në Perëndim, bashkë me Golden State Warriors.
Kjo super ndeshje transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 02:00 (pas mesnate).
Komentator: Arbon Flugaj
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.