Lajmet e fundit

Malisheva 3-2 Ballkani[/caption]
Në të dyja këto ballafaqime, të kaltërtit morën pikët e plota, anise që nga pjesa e parë ngelën me një lojtar më pak në fushë. Dhe kur shumë kush ka pritur se pas ndëshkimit me të kuq, "favoritët" do të fitonin lehtë, ndodhi e kundërta, transmeton Klankosova.tv.
E vështirë në letër ishte edhe transferta në Klinë, por as Dukagjini i Ismet Munishit nuk shpëtoi nga humbja, sikurse as Gjilani i Ardian Nuhiut. Të parët i mundi Malisheva 1-3, kurse këta të fundit 2-1.
3 pikë thuajse i kishte të sigurta ekipi i Bekim Isufit edhe në xhiron e fundit ndaj Feronikelit'74, por një gol në minutën e 100-të ia mohoi fitoren, kurse skuadrës nga Drenasi ia siguroi pikën e parë kampionale, sivjet.
Malisheva ka pësuar vetëm një humbje deri tani, atë ia shkaktoi Drita me rezultat 2-1, njofton Klankosova.tv.
Pavarësisht kësaj, renditjen tabelare të Superligës e kryeson me 14 pikë, pikërisht klubi që për herë të parë në histori të tyre, sivjet mori pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës evropiane.
Nëse nuk do të pësonin në çastet e fundit nga Ferizaj dhe Nikli, do të mund t'i kishin plot 18 pikë, me një diferencë të theksuar me ndjekësit.
Impakti që ish-trajneri i Dritës e ka te Malisheva, më nuk është fshehtësi, pasi loja dhe rezultatet e tregojnë më së miri.
[caption id="attachment_2385248" align="alignnone" width="224"]
Bekim Isufi pasi nënshkroi për FC Ballkanin, 15 qershor 2021[/caption]
Bekim Isufi ishte emëruar trajner i Ballkanit, pas shkarkimit që "Xhebrailat" ia bënë Bledi Shkëmbit, e ku objektiv ishte titulli kampion. Megjithatë suharekasit nuk e pritën gjatë, duke e shkarkuar pas vetëm gjashtë muajve.
Tani, ndonëse objektivi i ekipit aktual të trajnerit që me Dritën u shpall kampion në vitin 2018, nuk është i njejtë me ish-skuadrat e tij, gjasat që të ndodh një befasi në Superligë, nuk duken të vogla.
[caption id="attachment_2385249" align="alignnone" width="221"]
Bekim Isufi duke e festuar titullin kampion me Dritën, 20 Maj 2018[/caption]
Duke u udhëhequr në fushë nga super talenti, Drilon Hazrollaj, Malisheva ka mësuar bukur ta flasë gjuhën e rezultateve dhe konfidencës, anise Isufi vazhdon të qëndrojë me këmbë në tokë, duke mos shfaqur (të paktën publikisht) ambicien për titullin e kampionit.