Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Donald Trump, ka ndaluar të gjitha financimet dhe furnizimet me armatime për Ukrainën, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e këtij vendi për të përballuar agresionin rus pa mbështetjen amerikane.
Që nga viti 2022, kur nisi pushtimi i Ukrainës, SHBA-të kanë qenë donatori më i madh i ndihmës ushtarake, duke dhënë 122.8 miliardë dollarë, një shumë që përbën gati gjysmën e totalit të ndihmës ndërkombëtare për Ukrainën në këtë periudhë trevjeçare lufte, njofton Klankosova.tv.
Pas SHBA-ve, ndihmën më të madhe e kanë dhënë institucionet e BE-së, të ndjekura nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe vende të tjera.
Por sa mund të mbijetojë Ukraina pa ndihmën amerikane dhe sa po kontribuuojnë vendet e tjera?
Për të kuptuar më shumë, ndiqni materialin e përgatitur nga gazetari Enis Reçica, në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova: