Ekspertët rekomandojnë që të aplikojmë rregullisht krem kundër diellit në të gjitha pjesët e ekspozuara të trupit, për të mbrojtur lëkurën tonë nga rrezatimi i dëmshëm ultravjollcë. Më tej, madje sugjerohet që të aplikojmë krem kundër diellit në ambiente të mbyllura për të mbrojtur lëkurën tonë nga drita e dëmshme blu e lëshuar nga celulari, televizori, laptopi etj.
Megjithatë, ka disa shqetësime që lidhen me mungesën e vitaminës D në trup për shkak të përdorimit kronik të kremrave të diellit, pasi rrezet e diellit konsiderohen si burimi më i mirë i vitaminës D për trupin.
“Pavarësisht se sa krem kundër diellit përdorni ose sa i lartë është SPF, disa nga rrezet UV të diellit do të vazhdojnë të arrijnë lëkurën tuaj. SPF 15 filtron 93 përqind, SPF 30 filtron 97 përqind dhe SPF 50 filtron 98 përqind të UVB-së. Kjo thekson se edhe pas aplikimit të kremit kundër diellit, lëkura juaj ende merr 2-7 për qind të UVB diellore." tha dermatologja Dr Gurveen Waraich, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
Tutje theksoi se shumica prej nesh nuk po aplikojnë sasi të mjaftueshme të kremrave kundër diellit në të gjitha pjesët e ekspozuara të trupit, dhe sipas saj kjo sërish lë një dritare për një depërtim të UVB-së.
"Edhe 5-10 minuta ekspozim i përsëritur dhe i pambrojtur në diell është i mjaftueshëm për të shkaktuar dëmtim të ADN-së, duke çuar në kancer të lëkurës dhe plakje të parakohshme të lëkurës," tha ajo.
Më tej, ajo theksoi se ndërsa vitamina D mund të plotësohet përmes dietës dhe preparateve komerciale, por nuk ka asnjë zëvendësues për kremin kundër diellit.
“Është më mirë të plotësoni vitaminën D në vend që ta ekspozoni veten ndaj një kancerogjeni të njohur, rrezet ultravjollcë”, sugjeroi ajo.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.