Një moment i çuditshëm ka ngjarë në konferencën për shtyp pas disfatës 1-0 të Koresë së Jugut nga Afrika e Jugut.
Një gazetar pati një pyetje të papritur ndaj kryetrajnerit të kombëtares koreane, Hong Myung-bo.
“A u helmuan nga ushqimi lojtarët para ndeshjes? Përndryshe, vështirë të shpjegohet një performancë si kjo”, ishte pyetja dhe supozimi i gazetarit.
Ndonëse u pa i befasuar nga pyetja, trajneri ruajti qëndrimin e tij dhe u përgjigj me qetësi.
“Nuk ishim mjaftueshëm të mirë, por ekipi nuk pati probleme të tilla. Nuk dua të gjej fajtorë të tillë, edhe pse është e vërtetë që luajtëm lojën më të keqe të turneut”.●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.