Gazetari Arlind Sadiku ka ngritur dyshimet nëse trajneri i Neymarit te Santosi, Juan Pablo Vojvoda, mund të ketë prejardhje shqiptare.
“A po ju duket ky person në fytyrë sikur me qenë shqiptar? Jo veç në fytyrë por edhe mbiemrin e ka shqiptar, por të dhënat tregojnë që nuk është shqiptar”, thotë Sadiku.
“Ky është trajneri i Neymarit te klubi brazilian Santos. Ky është 50-vjeçari Vojvoda, jo nga Drenica por nga Argjentina. Emri i tij i plotë është Juan Pablo Vojvoda. E kërkova ndihmën e mikut për të parë nëse trajneri argjentinas ka prejardhje shqiptare dhe e pyeta ChatGPT-në: Kush është Juan Pablo Vojvoda dhe cfare lidhje ka me shqiptaret?”
Programi i Inteligjencës Artificiale, ChatGPT, nuk ia ka ushqyer këto dyshime, mirëpo Sadikut i ka mbetur të kërkojë mëtutje nëse ka ndonjë prejardhje shqiptare Vojvoda.
“M’u përgjigj kështu: Juan Pablo Vojvoda është një trajner dhe ish futbollist argjentinas. Nuk ka ndonjë dëshmi të qartë që Juan Pablo Vojvoda apo familja e tij të kenë origjinë shqiptare. Por përgjigjen e ChatGPT-së e mora me rezerva, sepse hulumtova te profili i Vojvodës dhe shkruante që ai ka prejardhje kroate dhe italiane dhe mbanë pasaportë të Italisë”.
“Përndryshe, në Argjentinë jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë që kanë emigruar gjatë shekullit 20 nga Italia. Ata ndryshe njihen si Arbëreshët e Argjentinës. Ish-futbollisti i Milanit, Mateo Musachio është shqiptar. Mbiemri i tij Musachio ka prejardhje nga familja Muzaka në Berat. Si përfundim: Trajneri i Neymarit dhe Santosit shumë lehtë mund të jetë shqiptar. A e ka dikush njerin e vetë atje me na tregu?”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.