Topi më i madh në botë me tulla është ndërtuar në shtëpinë e LEGO-s në Billund të Danimarkës, për të festuar Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit që do të fillojë më 11 qershor.
Për të bashkuar 173,600 katrorët e vegjël u deshën rreth 150 orë, për momentin topi i ndërtuar është në ekspozitë në shtëpinë LEGO , e cila tash e tutje ka për synim të paraqesë përpara botës krijimet më të mëdha LEGO të bëra ndonjëherë.
Përmasat e topit janë 4,10 metra kurse i gjithi u ndërtua nga stafi i LEGO-s gjatë karantinës në kohën e pandemisë , stafi sanitar , kuzhinierët , dizajnerët bashkë me shefin ekzekutiv dhanë kontributin e tyre për ta arritur këtë .
Njëri nga ideatorët për topin Soren Hansen Hing tha se ky është modeli klasik i topit “Modeli i bërë është ai që të gjithe do mund ta njihnin. Ne mund të kishim bërë modelin e topit të kampionatit Evropian mirëpo nuk deshëm sepse modeli që kemi bërë simbolizon më së miri futbollin , edhe pse ai i kampionatit është i mrekullueshëm”.
Katrorët e vegjël LEGO u ndërtuan nga 75 module që u bashkuan në konstruksion të veqantë metalik.
Pesha e topit është rreth 2.5 ton duke përfshirë dhe pjesët e konstruksionit metalik, raporton Euronews, transmeton Klankosova.
Ndërsa shefi ekzekutiv i kësaj kompanie tha se “ periudha e pandemisë ishte tejet e vështirë për shumë njerëz dhe me të vërtetë nuk ka mundur të ketë një arsye më të mirë për tu bërë sëbashku se sa ndërtimi i këtij topi gjigant për një ngjarje kaq madhështore të botës së sportit , në të cilën besoj se Danimarka do të mbërrij finalen” u shpreh ai .
https://www.youtube.com/watch?v=N2jOghvE9B8
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.