Mosha kur adoleshentët fillojnë marrëdhëniet intime dhe ndikimi i këtyre marrëdhënieve te mosha e re në aspektin e shëndetit fizik dhe psikik.
Për këto tema u diskutua në emisionin “Ora e pasdites” në Klan Kosova, ku të ftuara ishin Meritë Demiri- Demolli, gjinekologe dhe Florentina Dushi, psikologe.
Psikologia Dushi tha se mosha 13 vjeçare është një moshë e cila është një fazë tranzicioni, prej pubertetit në adoleshencë.
“Është një fazë ku ka dhe kureshtje, dhe shumë gjëra të cilat nëse i bën vetëm për shkak të kureshtjes ato lënë një impakt, sepse marrëdhënia intime e lë një rikujtim gjithmonë emocional, domethënë është një moment emocional i cili pavarësisht çfarë lloj emocioni përjetohet, gjithmonë ka me qenë në mendjen e një të rrituri”, tha ajo, teksa shtoi se kureshtja nuk duhet shuar gjithmonë vetëm me veprimin e caktuar.
Ndërkaq, gjinekologia Demiri-Demolli tha se mosha mesatare që gjinia femërore fillojnë jetën seksuale është 17-18 vjeçe.
“Shumica fillojnë edhe më herët. Kemi raste kur një 13-14 vjeçare, po flasim në mesatare, ka filluar jetën seksuale aktive. Mos të flasim për rastet ekstreme kur dihet që mund të ndodhë edhe një 9 vjeçare ka filluar të jetë seksualisht aktive. Ka shumë faktorë pse ka ardhur deri në këtë gjendje, dhe këto janë raste individuale. Në përgjithësi, në mesatare, mendoj se ka rënë koha kur fillon të jetë seksualisht aktive një vajzë”, u shpreh Demiri-Demolli.
Shikojeni më poshtë intervistën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=xEWrI5sbDBU
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.