Kombëtarja e Kosovës në futboll do të grumbullohet sot në Prishtinë për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Moldavisë dhe Greqisë, më 3 dhe 6 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
E futbollisti dardan, Arbër Zeneli, do të rikthehet në fanellën e Kosovës pas 14 muajsh mungese si shkak i një lëndimit që kishte pësuar në përballjen që kosovarët kishin ndaj Malit të Zi në Podgoricë, njofton Klan Kosova.
Pikërisht Zeneli me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë një pyetje për t’i nxitur tifozët e Kosovës para dueleve të shtatorit.
“A jena gati Kosovë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Zeneli është golashënuesi i dytë më i mirë i Kombëtares së Kosovës me shtatë gola.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.