Mariah Carey është liruar nga shkeljet e të drejtave të autorit për këngën Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”.
Në një vendim të lëshuar të mërkurën, një gjykatës amerikan hodhi poshtë akuzat e kantautorit Adam Stone, i cili publikoi një këngë me të njëjtin emër në 1989.
Ai akuzoi Carey-n për shfrytëzimin e "popullaritetit" dhe "stilit" të tij.
Stone, i cili performon nën emrin Vince Vance, po kërkonte të paktën 20 milionë dollarë (16 milionë £) si dëmshpërblim, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.