Lajmet e fundit

Peter Singer[/caption]
Ndërkaq, sociologu amerikan, Jeremy Freese, i cili është profesor në Univesitetin e Stanfordit, tregon se si ndjenja e mundshme e fajit për atë se me çfarë qeshim vërtet është diçka e shëndetshme, sidomos kur na shtyn të mendojmë për ndjenjat e tjetrit dhe dekurajimin eventual të një humori të tillë.
“Qeshja mund të jetë një reagim i menjëhershëm dhe i pavullnetshëm ndaj diçkaje, saqë nuk duhet ta imagjinojmë që kemi një dritare brenda karakterit të dikujt vetëm pse ka qeshur me diçka”, thotë Freese për klankosova.tv.
“Por, të qenit i hapur për t’u ndier në faj për këtë gjë më vonë, është me shumë gjasë e shëndetshme, posaçërisht nëse na bën të vullnetshëm që të mendojmë se si shaka të caktuara i bëjnë të tjerët të ndihen, dhe nëse ai lloj humori është diçka që duam ta dekurajojmë”.
[caption id="attachment_1277573" align="alignnone" width="697"]
Jeremy Freese[/caption]
Sipas profesorit Salvatore Attardo, bashkë-propozues i Teorisë së Përgjithshme të Humorit Verbal, vetëm pse dikush qeshet me një shaka seksiste nuk do të thotë se është seksist, edhe pse më i prirë të jetë i tillë është ai që bën një shaka asisoj.
“Varet, por në përgjithësi jo. Vetëm pse qesh dikush me një shaka ajo nuk i bën ata seksistë, ose racistë e kështu me radhë. Më shumë është që ai që bën një shaka seksiste apo raciste etj. që të jetë i tillë”, thotë për klankosova.tv, Attardo, ish-kryeredaktor për dhjetë vjet i revistës akademike “Humori” e cila është pjesë e Shoqërisë Ndërkombëtare për Hulumtime të Humorit.
[caption id="attachment_1277585" align="alignnone" width="686"]
Salvatore Attardo[/caption]
Sidoqoftë, një qëndrim më kritik mbi atë që na bën të qeshim e ka profesori Brian Boyd i cili në shkrimet e tij i ka shtjelluar edhe teoritë e humorit.
“Humori duhet të përdoret si korrigjues i atyre që kanë një sens të fryrë se sa të rëndësishëm janë – too big for their boats siç themi në anglisht. Kjo gjithmonë ka qenë e shëndetshme dhe e inkurajueshme: e redukton pabarazinë”, thotë Boyd për klankosova.tv.
“Humori që shkon në llogarinë e atyre që veçse janë të disavantazhuar në disa mënyra e shton ende mizorinë në situatën e tyre: e rrit pabarazinë. Humori i këtij llojit të dytë duket qesharak vetëm nëse është në përputhje me bindjet tona, apo mungesën tonë të empatisë dhe inkurajon reduktimin e mëtutjeshëm të empatisë”, përfundon Boyd.
[caption id="attachment_1277575" align="alignnone" width="416"]
Brian Boyd[/caption]
Mbetet të them që humori është pafundësisht i gjerë dhe i llojllojtë: nga slapstick-u i Charlie Chaplin-it, njëvargëshat e Ronald Reagan-it e deri te ironia dhe viticizmi në tragjeditë e William Shakespeare-it. Shpesh komikë si George Carlin dhe Jerry Seinfeld përmes batutave të tyre kanë ofruar vëzhgime të mprehta psikologjike të qenies njerëzore, përkufizime po aq të forta sociologjike, dhe përshkrime të mahnitshme të kulturës së kohës - të gjitha këto përbrenda stilit të tyre komik ku bashkë me të qeshurën e kanë nxitur edhe mendimin.
Përkundër që grekët e lashtë dhe shumë filozofë me renome që kanë pasuar në periudhat e tjera, përgjithësisht kishin përçmim për humorin, në kohërat e sotme, në epokën e klubeve të komedisë, emisioneve me skeçe, serive komike, MEME-ve, humori është bërë njëfarë bajraktari i aktivizmit qytetar, dhe i rritjes së vetëdijes shoqërore mbi zallahinë politike.
Tash do ta përdor Bergson-in për t’i dalë vetes në ndihmë. Ai thotë se “qeshja, sikurse sëmundja, godet ca që janë të pafajshëm dhe ca që janë fajtorë, duke synuar një rezultat të përgjithshëm, e pafuqishme që të merret ndaras me secilin rast individual”.
“Me të mund të arrihet një drejtësi mesatare që shfaqet në rezultat total, por kur i merr detajet ndaras, atëherë ato tregojnë gjithçka pos drejtësi”.
Në anën tjetër, Singer na thotë që korrektësia politike e ka kufizuar kreativitetn e komikëve të sotëm, duke marrë shembull stand-up komikët amerikanë të viteve të 50-ta, dhe 60-ta, duke veçuar “Blazing Saddles” (1974).
Ai ka shtruar pyetjen nëse një humor i tillë do të mund të bëhej në ditët e sotme. “Dhe nëse nuk mund të bëhet, a nuk është për të ju ardhur keq?” përfundon Singer për klankosova.tv.
[caption id="attachment_1277589" align="alignnone" width="829"]
George Carlin[/caption]
Pra, unë mendoj që ana më e fisme e humorit bën drejtësinë në shoqëri, por humori per se nuk është vetë drejtësia. Ai është i natyrshëm me gjithë llojllojshmërinë e vet, andaj shtypja e tij dhe reduktimi i humorit vetëm në korrigjues është cungim i tij. Ashtu siç ka një mori llojesh të humorit, ka dhe një mori arsyesh se pse qeshim. Herë qeshim nga zemra e plasur karshi absurdit të situatave apo ekzistencës në përgjithësi, herë qeshim si rebelim e kritikë, herë për çlirim, e herë qeshim madje edhe me vetë idealet tona.
Prandaj, pas përsiatjesh të konsiderueshme këto kohëve të fundit, vazhdoj t’i qëndroj prapa asaj se në rastet kur qeshja të mos jetë korrigjim shoqëror, nuk duhet që patjetër të konsiderohet legjitimim i një dukurie të caktuar sociale. Ajo se me çfarë qesh mund të lë për të dëshiruar sa i përket shijes time të humorit, por nuk duhet të merret domosdo si miratim apo promovim i një dukurie që shërben si subjekt i talljes.
I vetëdijshëm se me një humor që buron nga stereotipi mund të jem duke qeshur bashkë me një racist pa qenë unë i tillë, bashkë me ndonjë mizogjen pa qenë unë i tillë, apo me ndonjë homofob pa qenë unë i tillë, e di se është risk për t’u konsideruar. Mirëpo, besimi im në vlera egalitare dëshmohet në veprimet e mia praktike dhe në deklarimet e mia serioze, dhe jo patjetër në atë me të cilën unë qesh. Humori nuk është e thënë t’i përfaqësojë bindjet e mia se cila duhet të jetë pozita e duhur e një kategorie njerëzish në shoqëri e as nuk besoj se nxjerr nga pavetëdija ime ndonjë urrejtje apo përçmim të shtrydhur ndaj ndonjërës prej këtyre kategorive.
Një leksion që kam mësuar është se duhet sofistikuar shijen e humorit duke qeshur shumë më shpesh me humorin që e përmirëson shoqërinë, dhe jo me atë lloj humori që ndoshta pa qëllimin e vet mund ta diferencojë atë edhe më shumë nga brenda.