Tayna ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale, duke treguar mënyrën se si ka manifestuar suksesin që po e përjeton sot.
Në një intervistë për Alketa Vejsiun, ajo tha se gjatë gjithë jetës e ka pasur një bindje se do të “shpërthente” në industrinë muzikore, njofton Klankosova.tv.
“Çdo ditë i shkruaj tre faqe çka do që më bie në mend. Më ndihmon me reflektu, dhe me pa se cili është cikli si person. Njëkohësisht e ndal një kritik brenda në trurin tënd në momentin kur krijon”, tha ajo.
“Kam pasur momente kur kam pasur nevojë të meditoj më shumë, ndonjë fazë kur ke nevojë mos me bë kurrgjë, veç pushim. Duhet të gjendet balanci. Kam lexuar shumë libra”, u shpreh reperja, njofton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, artistja – zëri i së cilës arriti edhe në botë përmes këngës “Si ai”, rrëfeu si disa njerëz për të cilët ka menduar se janë pjesë e jetës së saj, u larguan.
“A ishin këta gjithmonë kështu, apo ndryshuan. Me rëndësi prapë se prapë me gjet veten dhe me u mundu mos me mbyll shumë zemrën prej njerëzve të tillë. Po mundohem me hap zemrën por pas të gjitha traumave mendoj që pak jam izoluar. Gjithmonë ka diçka për t’u shëruar dhe kuptuar”.
“Në momente të vështira në jetë nuk sheh dritë, është vetëm terr. Në fakt drita jote që nuk po e sheh, nuk e sheh sepse është drita e shpirtit. Aq shumë jam ndjerë e keqkuptuar në karrierë e në jetë të përditshme, saqë nuk kam ditur si me shpjegu veten. Kam dashur me marr veten në dorë. E kam kap veten në dorë dhe kam bërtitur ‘i take my power back’. Jam krenare me veten”.
Tayna po ashtu zbuloi nëse hiti “Si ai”, bëri 1 milion euro fitime.
Ajo u përgjigj duke buzëqeshur dhe shkurt: “Jo”./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.