Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Petrovë të Shtimes. Sipas policisë, ngjarja është raportuar më 30 korrik 2026, në një aheng familjar.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, i dyshuari, mashkull kosovar, ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.
"Fsh. Petrovë, Shtime, 30.07.2026 – NN. Është raportuar për të shtëna me armës zjarri, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kishte një aheng familjar dhe i dyshuari mashkull kosovar, ka dorëzuar armën pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt."