Lajmet e fundit

Duket si një fëmijë.
Por puna që bën, është e një mjeshtri.
Ose, thënë më mirë, e një supermjeshtri.
Apo, edhe më tej, e një gjeniu.
Dhe atë si gjeni që nuk ka paraardhës.
E me gjasë, nuk do të ketë as edhe paasardhës.
Stephen Curry, basketbollisti i klubit Golden State Warriors, po e çmend botën me lojën e tij, transmeton Klan Kosova.
Ai po shkëlqen, si asnjë tjetër koleg i tij më parë.
Michael Jordan po që është vlerësuar si më i miri i të gjitha kohrave. Ai i solli shumë tituj Chogaco Bulls-it.
Por këto kohë me gjasë mbaruan, sivjet.
Atyre u dha fund Curry.
Kobe Bryant po që ka shkëlqyer qe dy dekada. Bile, edhe i shënoi 60 pikë në takimin e tij të fundit, me klubin e vetëm që luajti, Los Angeles Lakers.
Por ai nuk tmerroi kundërshtarët, duke i rrëzuar më lëvizje mashtruese, sic bën Curry.
LeBron James po që u konsiderua si e ardhmja e kësaj loje. Ai u shpall disa herë MVP i NBA, falë fizikut të tij të paparë.
Por, mbreti nuk ka vazhdimësi në lojë si Curry. Lebron zor se ka shënuar 40 pikë, duke hyrë ne lojë si rezervist. E asnjëherë nuk ka mbërritur në 17 poena, në një vazhdim pesëminutësh. Curry e bëri të hënën, kundër Portlandit.
Steph, sic quhet shkurt lojtari i Golden State, tri ditë më parë, u shpall MVP i ligës, për herë të dytë, përcjellë Klan Kosova.
E për herë të parë në histori të NBA, u zgjodh i pakonkurrencë. Të gjithë që votuan për këtë cmim, nuk patën asnjë dyshim se ai duhet t'i takojë "30"-shes së Warriors.
Curry. Të gjithë ishin për të. Tjerët kandidatë nuk morën asnjë votë. Hiq. As mbreti James.
Në nderim të Curry, NBA lansoi të martën, një video me disa prej lojëve më të mira të MVP-së.
Ajo cfarë bën 28 vjecari, është thjesht, e pabesueshme. Ai e qarkullon topin si një magjistar. E mban ati si me magnet. Ec nëpër fushë si një balerin. E pason te kolegët sikur të mos kishte kudnërshtar fare në lojë. Qëllon treshe sikur rrethi i koshit të ishte një bunar i gjerë.
Shikojeni videon e mëposhtme dhe kënaquni duke e parë atë që sot për sot mund të thuhet se është lojtari më i mirë që ka njohur basketbolli ndonjëherë.
http://warriors.247sports.com/Bolt/WATCH-NBA-releases-Stephen-Curry-career-mixtape-45272930