Biçikleta me një rrotë, ka ekzistuar qysh në vitin 1850, mirëpo në funksion të saj është vendosur më vonë ehe një motor që i ka ndihmuar rrotës të lëvizte pa pedale.
Në videon më poshtë të filmuar në vitin 1927, mund të shihni një fëmijë duke e ngarë këtë motoçikletë një rrotëshe.
Nuk ka asnjë informacion tjetër rreth kësaj rrote lëvizëse me motor, por fëmija që e vozitë është mjaft i ri në moshë dhe me të operon shumë lehtë.
Duke e shoqëruar gjatë rrugës e cila ka mundësi të ndodhet diku në Francë, shihet konstruktori i kësaj makinerie, i cili e përcjellë fëmijën në çdo hap.
https://www.youtube.com/watch?v=GF0rqlgdaHM
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.