Ka dallime të theksuara në sistemin imunitar pas infektimit me koronavirus dhe pas vaksinimit. Në fakt fitohet më shumë imunizim nga infektimi me virus nga sesa vaksinimi.
"Kjo do të thotë që nëse keni pasur një grumbullues të vërtetë të infeksionit, mund të keni imunitet më të mirë ndaj çdo varianti të ri që shfaqet," tha prof Eleanor Riley, një imunologe nga Universiteti i Edinburgh.
Kurse sipas profesoreshës Finn, nga Universiteti i Bristol as infektimi me COVID-19 as vaksinimi nuk jep mbrojtje të plotë kundrejt infeksionit, por imuniteti që merrni nga cilado duket se ju mbron mjaft mirë nga rëndimi i gjendjes.
Sidoqoftë, ekziston një hendek i madh në krijimin e antitrupave midis atyre që janë asimptomatikë dhe atyre që e kalojnë më rëndë koronavirusin. Përgjigja më e madhe imune është tek njerëzit që u infektuan me COVID-19 dhe më pas u vaksinuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sistemi imunitar mban mend viruset dhe vaksinat kështu që mund të përgjigjet shpejt kur has në infeksion. Ka dëshmi të përgjigjeve imune më shumë se një vit pas infektimit dhe provat e vaksinave kanë treguar gjithashtu përfitim të qëndrueshëm.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.