Ndërsa valët e variantit Delta po ndikojnë në përparimin e pandemisë, disa vende po ofrojnë doza përforcuese të vaksinave kundër COVID-19 për qytetarët e tyre.
Këtë javë, Izraeli ka filluar të administrojë dozat e treta të vaksinës Pfizer-BioNTech për njerëzit mbi 60 vjeç, të cilët tashmë janë plotësisht të vaksinuar, raporton Associated Press.
Sipas Reuters, Gjermania planifikon të ofrojë doza përforcuese në shtator për të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar. Edhe Mbretëria e Bashkuar do të fillojë me dhënien e dozës përforcuese muajin e ardhshëm, përcjell Klankosova.tv
Edhe pse disa vende kanë vendosur të japin dozat e treta të vaksinave kundër COVID-19, të dhënat mbi nevojën për një dozë shtesë janë të kufizuara, veçanërisht për publikun e gjerë.
Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, siç janë personat me kancer, marrësit e transplantit të organeve dhe të vjetrit me gjendje të renduar kronike muind të mos gjenerojnë një përgjigje të fortë imune pas vaksinimit, andaj mund të ekzistojë mundësia për marrjen e një tjetër doze nga këta persona.
Për pjesën tjetër të popullsisë, mbrojtja nga vaksina duket se mban mirë të paktën për disa muaj, edhe përballë variantit Delta, edhe pse disa studime sugjerojnë se disa aspekte të kësaj mbrojtjeje mund të zbehen me kalimin e kohës.
Të dhënat nga prova e vazhdueshme klinike e Pfizer, zbuluan se efikasiteti i kësaj vaksine kundër rasteve simptomatike ka rënë nga 96 përqind në 84 përqind gjatë gjashtë muajve pas vaksinimit, sipas një raporti të publikuar javën e kaluar.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.