Psikologia Atifete Syla është shprehur skeptike sa i përket ekzistencës së dashurisë së vërtetë, në botën e showbizzit.
Sonte në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova ajo foli edhe për dashurinë në jetën e përditshme, duke thënë se ka humbur ndjesia.
Sipas saj, ndjenjat e thella janë zbehur me kalimin e kohës, ndërsa në plan të parë kanë dalë interesat material.
“Jo vetëm në showbizz, por edhe në jetën e përditshme unë mendoj që ka humbur ndjesia. Zakonisht është ky aspekti material dhe aspekti sipërfaqësor që i kushtojnë shumë rëndësi. Kështu që jo, nuk e besoj. Këto lidhjet nuk është se i besoj shumë”, është shprehur ajo./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=rKdMSQxmW58
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.