Kombëtarja e Shqipërisë sonte me fillim nga ora 20:45, do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme ndaj Letonisë.
Ndoshta ky takim do të jetë edhe vendimtar për "Kuqezinjtë" në kërkim të playoffit, për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.
Loja zhvillohet në "Arenën Kombëtare".
Skuadra e Sylvinhos, renditet e treta me pesë pikë në grupin K, dy më pak se Serbia në vendin e dytë dhe shtatë më pak se Anglia që është e para.
Letonia nuk ka rezultuar edhe kundërshtar aq i lehtë për Shqipërinë, pasi që në përballjet e fundit, gjashtë prej tyre ishin barazime.
Ndeshja Shqipëri - Letoni, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe ArtSport 1.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.