14.05.2018 · përditësuar para 2980 dite1 min lexim
Krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight ka konfirmuar së dramës me gangster do t’i vijë fundi pas sezonit të shtatë.
Megjithatë fansat e këtij seriali mund të mos dëshpërohen, ngaqë ka gjasë që të realizohet edhe një film i “Peraky Blinders”.
Steven ka treguar se ka një parashikim për përfundimin e historisë se këtij seriali dhe një vazhdim potencial për një film.
“Ambicia ime është të realizoje një histori të një familje në mes të dy luftërave, kështu që gjithmonë kam dashur ta përmbyll me alarmin e parë të sirenave në Birmingham në vitin 1939”
Megjithatë sezoni final mund të mos jetë hera e fundit që e shohim Tommy Shelby dhe familjen e tij, ngaqë Steven eshtë i hapur ndaj idesë për të realizuar një film.
https://www.youtube.com/watch?v=JwXfVGjSz-4
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.