Real Madridi ka qetësuar fansat duke bërë të ditur se Kylian Mbappe do të jetë i disponueshëm të luaj kundër Barcelonës në ndeshjen finale të “Copa del Rey”.
Francezi u kthye në stërvitje përpara ndeshjes dhe udhëtoi me skuadrën për në Sevilla.
Presioni do të jetë mbi Mbappenë për të udhëhequr një sulm të Real Madridit që ka shënuar vetëm një gol në secilën nga katër ndeshjet e fundit të klubit në të gjitha garat.
Francezi u detyrua të humbasë dy përballjet e Real Madridit në La Liga me Athletic Bilbao dhe Getafe pasi ishte i lënduar. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.