Platforma më e madhe shqiptare, Artmotion, këtë të enjte do të sjellë ekskluzivisht katër ndeshjet që do të luhen në La Liga në kuadër të xhiros së 38-të.
Ndeshja më interesante do të jetë ajo në mes Espanyolit dhe Barcelonës, e cila do të luhet nga ora 21:30 dhe mund ta ndiqni live në Sport 1, ku në komentim do të jetë Andin Lokaj.
Nëse Barcelona arrin të marrë pikë të plota nga udhëtimi te Espanyoli, atëherë matematikisht do të shpallet kampion i La Ligës.
Nga ora 19:00, në Sport 1 në Artmotion mund ta ndiqni ndeshjen mes Rayo Vallecanos dhe Betisit nën komentimin e Lirim Pecit.
Vallecano lufton për një vend në Evropë, ku medoemos i nevojitet fitorja përballë Betisit, i cili po ashtu kërkon pikë të plota në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për plasmanin në Ligën e Kampionëve.
Osasuna do të jetë nikoqire e Atletico Madridit nga ora 19:00, ndeshje kjo që do të transmetohet në kanalet sportive të Artmotion, ku Osasunës i duhet fitorja dhe të pres gabimin e Vallecanos në mënyrë që të ngjitet në zonën që çon në një vend në play-off të Conference League.
Ndeshja e fundit për ditën e enjte do të jetë ajo në mes Getafes dhe Athletico Bilbaos, e cila do të luhet nga ora 21:30 dhe do të transmetohet në kanalet sportive të Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.