Pas kompletimit të finalistëve të Champions League, sonte rendi është për Europa League.
Në garën e dytë shumë lehtë mund të kemi një finale angleze nëse bazohemi te rezultatet e ndeshjeve të para gjysmëfinaliste.
Manchester United, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Athletic Bilbao, derisa Tottenham Hotspur ka triumfuar përballë Bodo Glimt me rezultat 3:1, njofton Klankosova.tv.
Me fillim nga ora 21:00, do të nisin dy super-përballjet që do të transmetohen edhe në kanalet sportive të platformës televizive numër 1 në trojet shqiptare, Artmotion.
Mbetet të shihet nëse Manchester United dhe Tottenham Hotspur, do të jenë në finalen e 21 Majit, e cila zhvillohet në Bilbao të Spanjës./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.